Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë fytyrat publike të cilat janë komentuar për veprimet e tyre bazuar në shenjën e horoskopit të cilës i takojnë, në kuadër të rubrikës “Horoskopi me Erletën” në emisionin e mëngjesit SOT në KTV.
I lindur më 24 mars të vitit 1975, kryeministri Albin Kurti, i takon shenjës së Dashit. Si video shpjeguese është marrë ajo e vitit 2017. Detaj i nxjerrë nga kjo video është personaliteti konfrontues i tij.
Kurse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e lindur me 17 maj i takon shenjës së Demit, edhe për presidenten është marrë një video e vitit 2020, kur ishte në postin e kryetares së Kuvendit.
Dhe i fundit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. I lindur më 3 korrik të vitit 1968, Haradinaj i takon shenjës së Gaforres. Si video shpjeguese është marrë paraqitja e tij duke kënduar në evente private.