Dhjetëra vegla të ndryshme i mban në dhomën që dikur shfrytëzohej si odë për familjen Bajraktari.
Të gjitha këto po i punon Cenë Bajraktari nga fshati Klinë e Epërme e Skenderajt.
Këtë punë ai e filloi në pandemi, në kohën kur nuk mund të merrej me gjëra të tjera, ndërsa tani, megjithëse në pension këtë zanat e ka kthyer në punë për përfitime të tij.
Gjithçka nisi nga dashuria e madhe e tij për artin.
“Pikturën e kam pas në qejf dhe kam ditë të pikturojë mirë prej në fillor e në gjimnaz. Kam pasë talent. Gjëra të vogla kam punuar edhe më parë. Më kujtohet një rreth për fëmijë e kam mbaruar më parë por statik që nuk lëviz. Këto punimet këtu nga pandemia kam filluar se nuk shkonim askund e nuk vinte askush. Fillova të mbaroj disa gjëra të vogla, mbajtëse për çelësa e për telefona dhe pastaj shoqja më tha pse s’po mbaron diçka tjetër më të madh sepse ti ke talent. E kisha një çifteli dhe në bazë të saj e krijova një dhe doli e mirë shumë, pastaj e krijova edhe një sharki dhe kështu fillova duke e rritur sasinë, mbarova edhe një laurë edhe pse nuk kisha porosi vetë bëfsha diçka. Kam bë aeroplanë, lokomotiva, sëpata. Kam punuar edhe thika të ndryshme”, deklaron Bajraktari.
Për krijimin e gjithë këtyre veglave, ai përdor dru të llojeve të ndryshme.
“Së fundmi tash edhe dy violina por në fillim e kisha problem se nuk kisha njohuri për notat e perdet si me ia vendosë, por më ka ndihmuar një mik nga Likovci, Vesel Aliu dhe më ka njoftuar edhe me njerëz që punojnë më moti dhe më kanë dhënë këshilla. Tani i punoj të gjitha vetë me ngjyrë e me të gjitha. Kur ka porosi bëj dhe i shes. Të gjithë drurët bëjnë vetëm se duhet të jenë të thatë. Bungu është shumë i rëndë dhe ai duhet të tëhollohet shumë. Punoj me arrë, dudi, bungu, qarri, ahë, paje, pra të gjitha llojet e drurëve bëjnë”, thotë Bajraktari.
Në këtë dhomë po i mban edhe ato vegla që nuk i ka përfunduar ende.
“Përpara ka qenë kjo odë ndërsa tani i lë këtu veglat e të gjitha ato që i punoj. Me punua punoj në tjetrën anë e kur të i përfundoj i sjelli këtu. Tani disa i kam për ngjyrë por tani është ftoftë por kur të rregullohet koha dalë dhe i ngjyrosi të gjitha menjëherë”, thekson Bajraktari.
Ai tregon se për shkak të mentaliteti ai nuk ka arritur të studio për pikturën, për të cilin thotë se ka shumë talent.
“E kam mbajtur një çifteli për qejf por pikturën e kam pasur. Është dashur pikturën ta studioj por ka qenë mentaliteti i tillë dhe nuk kam mund atë e kam studiuar juridikun. E kam pasë si talent dhe dëshirë çfarë të shoh t’i krijoj. Drurët ka qenë problem t’i siguroj por tani kam krijua kontakte dhe nuk e kam më të vështirë. Për shembull një mik e kish pas një arrë dhe më thirri të shkoj ta marr. Ato duhet të jenë të thara, edhe nëse nuk janë duhet t’i lë deri të thahen”, deklaron Bajraktari.
Sadopak talentin e tij e shpreh edhe përmes vizatimeve në këto vegla.
“Kjo është sharkia e punuar prej arre dhe druri zakonisht është nga ahu. Perdet blihen të notave, shtrëngueset e perdeve. Problem në fillim kam pas me këto dërrasat se nuk mund të vendosësh çfarëdo dërrase, disa copa i kam të punuara prej kësaj. E kam edhe një vegël tjetër, Prim. Vizatimet i bëj vetë dhe kur po ngjyrosen shumë mirë po dalin. Këtu e kam një pikturë e ka bërë vajza e vajzës sime.” PO e marrim një çifteli, është më shumë për profesionist, druri është prej dudi. Ky Prim është i punuar prej shelqes së kuqe, ky është i punuar komplet dhe ka dalë shumë i mirë. edhe zërin e ka të mirë. Kjo është lahutë, njëri e ka porositë e kam bërë të gatshme. Kjo është më e vogël, zakonisht i marrin gjinia femërore. Kam edhe varëse të rrobave. Kjo violinë është e pakryer dhe kjo pjesa i vjen mbi por nuk është e përfunduar. I kam punuar dy copa tash. Këto i ka porositë dikush prej Gjermanisë. Një sharki, një çifteli dhe një Prim të tria janë të këtij mërgimtari”, tregon Bajraktari.
Të gjitha këto ai i punon në punëtorinë e tij, që dikur ishte shtëpia e vjetër e familjes Bajraktari.
“Këtu i punoj këto gjëra, edhe jashtë aty i lëmoj. Këtu i kam disa të pakryera, për shembull një sharki, një lahutë dhe kjo është gjysmë e kryer dhe kjo është një çifteli. Këtu e kam edhe një të hapur dhe duhet ta gërryej ende dhe kjo vegla këtu është vegël amerikane. Këto janë çiftelia të vogla”, thotë Bajraktari.
Përveç instrumenteve muzikore, Bajraktari nga druri krijon gjithçka që i nevojitet edhe për shtëpi.