Në secilën festë të zakonshme janë dhuratat, e në veçanti lulet. E kërkesa për to shtohet edhe më tej në festën e gruas.
E një shumëllojshmëri të tyre e ofron lulishtja “Agrocoop”, të cilët thonë se më 8 mars serrat e tyre mbushen nga klientët për ta bërë zgjidhjen tyre për dhuratë.
Lulja orchide mbetet ndër më të pëlqyerat nga klientët, edhe pse kujdesi për to nuk është edhe aq i lehtë, sidoqoftë ngjyrat e forma e saj i bëjnë shumicën për vete.
Preferencat e secilit prej nesh dallojnë, por sipas floristëve buqeta është më unike si dhuratë, edhe pse jetëgjatësia e saj është më e shkurtër sesa ato në saksi.
Pos zgjidhjeve që “Agrocoop” bën për klientë, ata kanë menduar edhe për bizneset që kanë të punësuara gra në kompaninë e tyre.
Rregullimi i një buqete do kreativitet e edhe pak mund, ajo mund të duket më bukur nëse ka shumëllojshmëri ngjyrash në të.
Pos vizitës që mund ta bëni pranë lulishtes për ta zgjedhur dhuratën, tjetër zgjidhje është porosia online në faqen e lulishtes, të cilët kujdesen edhe për dërgesa.