SOT

Bujtinat në Rekë të Allagës të rrethuara me pamje mahnitëse

Rreth 30 minuta larg qytetit të Pejës servoheni me njërën nga pamjet më mahnitëse të këtij vendi.

E në rrëzë të malit, në Rekë të Allagës, gjenden dy shtëpi që shërbejnë si bujtina për turistët, raporton KOHA.

Vezë, qumësht, pemë e perime janë disa nga gjërat që nuk mungojnë asnjëherë në vaktet ushqimore te bujtina “Ariu”.

Bujtinat e familjes Nikçi shërbejnë si pikënisje e dy ecjeve më të njohura, ajo “Vija Dinarika” dhe “Peaks of the Ballkans”.

Nga muaji maj e deri në shtator, Fetije Nikçi e quan sezonin më fitimprurës të këtij biznesi familjar.

Që nga viti 2002, familja Nikçi ka hapur dyert e shtëpisë për turistë. E pandemia ka bërë që në këtë kohë të ndihet mungesa e tyre.

Megjithatë, Mustafë Nikçi nuk ndalon së punuari.

E një nga artefaktet që e ruan me nostalgji është sofra.

Ashtu siç ka bërë në vitet e para të punës, edhe sot Fetija e shërbeu bukën aty.