SOT

Big Scoop hapet në rrugën B

“Rruga B” duket si qendra e re e kryeqytetit, duke qenë se ka lokale të shumta dhe qarkullim të madh të qytetarëve. Por, risia dhe më e veçanta e kësaj rruge është hapja e Big Scoop-it po në këtë rrugë, që synon të jetë vendi më i ëmbël i kësaj rruge të gjatë të Prishtinës, transmeton Koha.

Dritat që e tërheqin vëmendjen nga jashtë lokalit janë vetëm disa nga befasitë që i ka sjellë hapja e lokalit më të ri këtu të premten. Ato kanë qenë vetëm sinjal për hapjen e madhe brenda.

Muzika, hapësira e madhe, ambienti i dizajnuar mirë, janë goxha mikpritëse.

Edhe më mikpritëse atmosfera ishte për fëmijët, të cilët e kanë një kënd të veçantë. Po ashtu, maskotat shumë të dashura për fëmijët i kanë gjithmonë krahët hapur për fëmijët. Më së shumti duken ta kenë shijuar pikturimin e fytyrave të tyre.

Të rriturit, nga ana tjetër, kanë shprehur përshtypje të mira dhe kanë përgëzuar hapjen e këtij lokali si diçka që i ka munguar kësaj pjese të qytetit.

Tek akulloret këtu ka një gamë të madhe zgjedhjesh. Ndërsa, porositë ishin të shumta për krepat, apo palapeta siç njihen në gjuhë popullore. Speciale i bëjnë jo vetën artikujt e ndryshëm të përdorur për ta bërë një të vetme, por edhe shtimi i akullores përsipër.

Punëtorja e Big Scoop-it, Egzona Aliu, tregon për llojet e ndryshme të tyre.

Te pijet joalkoolike po ashtu gjejmë produkte të freskëta. Siç tregon Egzona Shabani, këtu ka diçka edhe më intriguese, që është përzgjedhja e frutave këtu ku bëhen lëngjet 100% natyrale.

Prania e rrepës së kuqe, ananasit, kivit e karotës, garantojnë shije të unike dhe lëngje shumë të shëndetshme.

Big Scoopi i ri është vend i rehatshëm për të rinj e për familje, ku gjenden shije për të cilat kanë pritur për kohë të gjatë dashamirët e produkteve të ëmbla. Waffles e krepat që përgatiten me mjeshtëri dhe akulloret e shumëllojshme janë dëshmia mirë për këtë. Ndryshe, “Big scoop” në anglisht do të thotë lugë e madhe e akullores.