Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë është ndër shkollat e para që filloi aplikimin e uniformës te nxënësit.
Fundet me katrorë të bardhë e të zinj, që vajzat e “Sami Frashërit” i kishin në uniformë, tashmë janë zëvendësuar me pantallona njëngjyrëshe.
E Suela Berisha, nxënëse e klasës së 11-të në këtë shkollë, thotë që pantallonat janë më të përshtatshme, sidomos në stinët e ftohta.
Me qëllim që nxënësit ta prezantojnë shkollën edhe me anë të veshjes, uniformat hynë në përdorim edhe në gjimnazin “Xhevdet Doda” 6 vjet më parë.
Përpos kësaj, e përparësive që bartja e uniformës ka, drejtori i këtij gjimnazi Azem Jaha, thotë se edhe pamja është e bukur kur në një klasë duken të gjithë njësoj, pa dallime.
Për faktin se mbajtja e higjienës personale është ndër masat kryesore për mbrojtjen nga COVID-19, nxënësit ka ditë kur nuk janë të pajisur me uniformë për arsye se e pastrojnë më shpesh se zakonisht.