SOT

Babadimri sekret për të plotësuar dëshirat e parashkollorëve

Nxënësit e klasës përgatitore të shkollës “Afrim Gashi” e kanë shënuar një aktivitet në kuadër të festave të fund vitit.

Vitin 2022 ata dëshirojnë ta nisin të lumturuar me dhurata nga më të ndryshmet.

5-vjeçarët kishin shprehur dëshirat në letrat për babagjyshin e vitit të ri, me shpresën se ai do t’ua sillte. Çdo ditë mësimi, të vegjlit ishin përkujdesur të punojnë punëdore e dekorime shumë-ngjyrëshe për klasën. Siç duket të vegjlit i dëshirojnë aventurat dhe përvojat e reja në mjetet me rrota. Biçikleta po ashtu është ndër më të kërkuarat e dallonte vetëm ngjyra e dëshiruar. As sporti nuk mungoi në listën drejtuar babagjyshit. E ashtu si i kërkuan, ashtu edhe i morën këto dhurata.

Kukullat e princeshat janë disa nga personazhet më të kërkuara nga vajzat. Ndryshe nga vajzat e tjera të klasës, Majesa Gashi kishte dëshiruar të shihte princeshat por jo si zakonisht. Takimi fizik me Elsën, Anën e princeshat e tjera do t’i krijonte më shumë kënaqësi.

Babagjyshi i Vitit të Ri e simbolizon këtë festë e si i tillë ka mbetur ndër personazhet më të preferuar të fëmijëve meqë e kanë dikë që t’ua plotësojë të gjitha dëshirat.