Në Prishtinën me shumë tollovi avokati Arianit Koci ka gjetur alternativën e duhur. Mjet kryesor i udhëtimit, tash e dy vjet, për të është biçikleta.
Derisa të tjerët kalojnë shumë kohë në kolonat e gjata, Koci me biçikletë arrin në destancionin e tij shumë shpejt.
Në mesditë dhe në orën 16:00 thotë se ndihet shumë me fat që çiklon në kryeqytet.
Biçikleta është e destinuar për të udhëtuar në krejt botën, pajisjet i ka prej më të avancuarave e avokati nuk e ka problem edhe nëse është i veshur me kostum.
Megjithatë shqetësim kryesor vazhdojnë të mbesin pjesëtarët e tjerë në komunikacion e shtigjet e biçikletave, të cilat u ndërtuan së fundi, por jo ashtu siç do të duhej.
Shpeshherë rrugët e Prishtinës e gropat e saj nuk janë të favorshme për çiklistët.
Ka raste, si kjo, kur shpërthehet edhe goma.
Udhëtimi i tij më i gjatë me biçikletë thotë se ka qenë rruga deri në Kroaci. Vazhdimisht eksperiencat e tilla i poston në profilin e tij në Facebook, për të promovuar sa më shumë lëvizjen e cila i bën mirë shëndetit e nuk ndot ambientin.
Komente qesharake ka marrë avokati nëpër rrugët e kryeqytetit nga ata që presin në kolona me makina.
Duke pedaluar, avokati vazhdon rrugëtimin edhe nëpër rrugët tatëlarta të Prishtinës.
Ai arrin në kohë për seancat gjyqësore në pallatin e drejtësisë në Hajvali.