Është e zakonshme që shumica e shoqeve të ngushta ëndërrojnë që një ditë të kenë një biznes të përbashkët.
Por për Bubulina Niken dhe Erëza Ismailin studio e tyre erdhi rastësisht.
Dy 19-vjeçaret 6 muaj më parë kishin vendosur që “RozzBy” ta kthenin në vendin ku ato gërshetojnë talentin e tyre.
Njëra merret me bazën e thoit, kurse Bubulina si më e talentuar në pikturë mori përsipër dizajnimet me dorë të lirë.
Ndonëse mund të ketë studio të shumta për manikyr e pedikyr, mitrovicaset dallohen për artin në thonj.
Sipas Nikës, ato kanë sjellë një stil më të veçantë.
Para ngjyrës e dizajnit, pjesën më të rëndësishme e realizon Erëza.
Kurse për klientet që kërkojnë vizatime, Nika sigurohet që t’ua realizojë dëshirën. Sikurse kësaj të fundit që kërkoi personazhin e Spidermanit.
Koha që i nevojitet varet nga arti që krijohet, thotë Nika.
Punën e përbashkët mitrovicaset mundohen ta ndajnë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.
Manikyri ka një çmim të caktuar, kurse dizajnet në të kushtojnë nga 50 centë më shumë.