Me kaligrafinë nisi vetëm 5 vjet më parë.
Është ky Ardit Sheholli, i cili përmes artit të bukurshkrimit u jep ngjyra e jetë hapësirave të kryeqytetit.
Për Shehollin, veçantia e artit të kaligrafisë qëndron te qetësia e brendshme që ai merr prej saj, duke e kthyer punën në terapi meditimi.
Eksperimentimi me stile të ndryshme të kaligrafisë i jep atij mundësinë që të perfeksionohet në punën që bën.
Llojshmërinë e stileve që e karakterizojnë kaligrafinë e ka shfrytëzuar për kombinime në stile.
Qëllimi kryesor i tij përmes thurjes së shkronjave në hapësira publike thotë se është inspirimi i të tjerëve për shkak të thellësisë artistike që kaligrafia e ruan në vete.
Njëra prej hapësirave që artisti Sheholli e ka kthyer në mural kaligrafie është edhe kjo trafo elektrike.
Mesazhi i thjeshtë në të, Sheholli thotë se nuk duhet të shihet vetëm si një grumbull shkronjash .
E kombinimi i stileve, të cilat ai i ka mësuar e perfeksionuar ndër vite, i kanë ndihmuar shumë në krijimin e këtij murali, që për të paraqet diversitetin e Prishtinës.
Projekte të tjera si ky qytetarët mund t’i shohin shumë shpejt edhe në pjesë të tjera të qytetit thotë Sheholli, i cili është duke punuar në finalizimin e detajeve.