SOT

E nisi me def, e përfundoi si DJ: Amirja, vajza që ndez atmosferën në dasma

Storia në vazhdim na sjell një vajzë të re nga Ferizaj, e cila pasionin e saj me defa e zhvilloi duke kaluar në punën si DJ. Ajo tashmë është një nga femrat më të suksesshme, që bënë punën si DJ dhe po kërkohet në shumë ngjarje të ndryshme.

E nisi me def, e përfundoi si DJ.

Kjo është Amire Selimi, një vajzë e re por me shumë ambicie.

Që e vogël i pëlqente muzika, eksploroi zhanre të ndryshme por puna si DJ e tërhoqi atë më shumë.

Fillimet e saj, ishin nëpër dasma e kanagjegje, tashmë është një ndër vajzat më të njohura si DJ që bën atmosferë me muzikën që zgjedh.

Ajo thotë se puna si DJ nuk është edhe aq e lehtë, porse përkrahja nuk i mungoi asnjëherë.

Punën si DJ e filloi në periudhën e pandemisë, e gjatë asaj kohë e përcollën sfidat e ndryshme, ndërkohë ka edhe raste jo të këndshme që i përjeton në festa.

Amira thotë se profesioni i saj tashmë është shumë i rëndësishëm dhe pa të nuk ka lezet asnjë ceremoni martesore e ahengje tjera.

Ndërkohë ajo ka plane të mëdha për të ardhmen, të cilat shpreson t’i realizojë shumë shpejt, jashtë vendit.

Amira, gjatë sezonit të verës pothuajse numrin më të madh të datave tashmë veçse i ka të rezervuara për të ofruar shërbimin e saj, si DJ, ndërsa vazhdon ende të kërkohet.