Vajzat e gratë janë të dhëna pas modës. Përveç veshjeve, rëndësi u japin edhe aksesorëve.
Zinxhir qafe e deri te vathët e unazat, qofshin ato bizhuteri, argjend apo gurë të tjerë të çmuar.
Xhejlane Ramadani, nga dyqani “Allure”, thotë se ka lloje të ndryshme të aksesorëve që preferohen më shumë nga klientët. Por bizhuteritë në disa raste mund të shkaktojnë edhe alergji. E për këtë duhet të bëhet testi i alergjisë.
Drejtori i Klinikës së Alergologjisë, Dukagjin Zogaj, ka thënë se ka diversitet sa u përket sëmundjeve alergjike, raporton KOHA.
Zakonisht, sipas tij, testi është pozitiv tek nikeli.
Ndërkohë ai ka treguar se si duhet mjekuar alergjia e kontaktit.
E Xhejlane Ramadani thotë se nëse klientët kanë alergji në bizhuteri mund të bëjnë zgjedhje tjetër.
Personat që kanë alergji kontakti në bizhuteri të ndryshme, sipas Zogajt, duhet të kenë kujdes të shtuar edhe në ushqimin që e konsumojnë.