Aikido, arti marcial që zanafillën e ka në Japoni, ka tash e nëntë vjet që është edhe pjesë e sporteve në Kosovë.
Trajneri i “Aikido Kosovo”, Kenan Spahi, rrëfen për karakteristikat e tij si art.
Si gjithmonë, sportet sjellin të mira, qoftë fizike apo psikologjike, e edhe aikido ka të mirat, të cilat i tregon me radhë trajneri Kenan Spahi.
Me gjithë përfitimet e shumta nga ky sport, sipas trajnerit, interesimi është jo i kënaqshëm.
Aikido është art që mund të fillohet nga moshat e hershme, e limit në moshë nuk ka.
Edhe nëse jo aikido, Spahi inkurajon të rinjtë të merren me sporte tjera, sepse sipas tij, sporti krijon disiplinë.
E kur jemi te të rinjtë, 19-vjeçari Jon Zuka është nxënës i “Aikido Kosova”, i cili rrëfen për kohën se si e filloi ushtrimin e këtij sporti.
Ndër të tjera, Zuka rrëfen se ndonëse artet marciale kërkojnë përkushtim e korrektësi, ia vlen për qetësinë që fiton në fund, si nga aikido, ashtu edhe nga sportet e tjera.
Aikido sikurse dhe shumë sporte të tjera në pamje të parë duken që janë për gjininë mashkullore, mirëpo edhe sipas trajnerit, sekreti është te teknika e jo te forca, andaj me përkushtim mund të përvetësohet lehtë.