Janë shumë të rinj në moshë, por që kanë njohuri të shumta në teknologji. Meqenëse që të 3 ndajnë të njëjtin pasion, atë për programim, kanë vendosur që të krijojnë diçka për ta promovuar vendin nga vijnë.
Ata flasin se si u ideua “Ferizaj Tour”, vendi ku të gjithë të huajt mund të mësojnë dhe të njihen më shumë me qytetin.
Ata tregojnë që kanë shumë vende të bukura për të ekspozuar në faqe, por që së shpejti do të jetë i qasshëm për të gjithë aplikacioni “Ferizaj Tour”.
Floriani thotë se dëshira për të mësuar programimin e shtyu atë të ndjekë një kurs për të fituar edhe më tej njohuri në këtë fushë.
E Nektari thotë se një gjë të vogël që bënte në kompjuter dikur, mendonte se u bënte programer profesional.
E i riu, Nart Braha, deri më tani ka krijuar aplikacione e po ashtu faqe të bizneseve.
Të rinjtë ferizajas shpresojnë që krijimet e tyre të shpërndahen sa më shumë dhe të tjerët të gjejnë ndihmë më lehtë pikërisht përmes aplikacioneve të tyre.