Bizhuteritë e ndryshme, aksesorët, çantat e gjithçka tjetër që ka të bëjë me punime të dorës në tezgën e cila gjendet në njërin nga sheshet e kryeqytetit janë të veçanta.
Punimet deri në detaje, Adelina Veselin e kanë bërë më profesioniste në artizanale.
Si artizane ajo punon qe 10 vjet. Pasioni i saj për artin e bëri që ta braktisë profesionin si teknike e dhëmbëve për ta ndjekur ëndrrën e saj për artet në përgjithësi.
Punëdoret e saj janë të kërkuara nga shumë myshterinj.
E shumicën e punimeve i shet online.
Stili i produkteve të saj është kombinimi i modernes me kombëtaren. Thotë se kërkesat për produktet e saj vazhdimisht janë duke u rritur.
Çmimi i punimeve të saj fillon nga 3 euro deri në 60 euro.
Puna e dorës e përmbush atë dhe nevojat ekonomike të familjes. Tregon se mbështetjen më të madhe e ka nga bashkëshorti, i cili shpeshherë i ndihmon në shitjen e produkteve që ajo i punon.
Adelina i motivon vajzat dhe gratë e tjera të cilat dëshirojnë të jenë të pavarura të hapin biznese, të punojnë për atë që duan dhe dinë ta bëjnë më së miri.