“Indiani” është pjesa të cilën ajo po e luan në pianon e shkollës ku mëson.
Etna Bajrami, ndër më të voglat nxënëse këtu, ka tash e dy vjet që merr leksione mbi teknikat e luajtjes së pianos.
Meqë ka kohë të gjatë që e praktikon, Etna ka arrirë të bëjë ndarjen e pjesëve të saj të preferuara, të cilat edhe i ka ekzekutuar në koncerte.
E në planet e saj të afërta, 9-vjeçarja, përveç si pianiste, e sheh veten edhe si këngëtare.
Shpenzimi i kohës në aktivitete të tilla është i rëndësishëm, e përmes kësaj, pianistja ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e saj.
Mësuesja e Etnës, Fiona Sopi, është ajo që ishte katër vite më e vogël se Etna, kur vetë filloi të luante pianon.
E sot, pas 21 vjetësh, e tërë jeta e saj lidhet me pianon dhe me mësimdhënien.
Programi i “Fiona’s Music Center” përmban leksione edhe për fëmijë por edhe për të rritur, e interesim shprehin të dy palët.
Sopi rrëfen se sot ka filluar të ngjallë më shumë interesim arti dhe muzika në Kosovë, krahasuar me vitet e mëhershme.
E në planet e këtij institucioni janë edhe garat e përfaqësimi nga studentët e saj.
“Fiona’s Music Center” do të zgjerohet edhe më shumë, me mësues të rinj e klasa të shtuara, sepse kërkesa për përvetësim të njohurive për pianon është e lartë e kjo ndikon edhe në zhvillimin e kulturës së Kosovës.