SOT

86-vjeçarja e Lubovës e vetmja që e bart veshjen e katunit

Ajshe Ademaj nga fshati Lubovë e Istogut është 86-vjeçare dhe e punon “veshjen e katunit” siç njihet në këtë rajon.

“Kjo është veshja që unë e punoj, po edhe e maj vesh gjithë”, ka thënë ajo.

Si 13-vjeçare e kishte veshur këtë veshje pa e hequr asnjëherë.

“Asnjë çikë nuk është martuar pa e pas këtë veshje”, ka thënë ajo.

E për martesat sot, thotë se gjithçka është më e lehtë.

Afërisht 2000 euro kushton kjo veshje thotë 86-vjecarja.

E vështirë për t’u punuar, por është veshja e preferuar për të.

Madje vet ajo, i ka 5 veshje të njëjta.

Për të moshuarën tradita duhet ruajtur, por jo të jetë e përditshme kjo veshje, thotë.

Angazhimi i grave në punët e bën te pamundur bartjen e kësaj veshjeje çdo ditë, shprehet ajo.

Veshjen e katunit e moshuara nga Lubova e punon varësisht nga kërkesat që ka, ndërsa për të, këtë veshje nuk mund ta zëvendësoj asnjë tjetër.