Ndonëse në moshë të shtyrë e në pension, punën në shtëpi nuk po e ndal e kopshti e rregullimi i tij tashmë është vendi ku e kalon shumicën e kohës.
Bilall Neziri është 67-vjeçari nga Mitrovica, i cili para pensionimit kishte punuar në Minierën e Trepçës, e kështu na i rrëfen përjetimet e tij.
Neziri njihet edhe për një tjetër iniciativë me të cilën theu rekord.
Ai tregon se që nga viti 1971 ka dhuruar gjak mbi 150 herë.
Për kontributin e tij vullnetar, 67-vjeçari është shpërblyer edhe me mirënjohje e medalje nga shumë organizata.
E për të gjithë ata që gëzojnë shëndet të plotë e kanë mundësi të dhurojnë gjak, sepse shpëtojnë jetë.