SOT

40,000 euro investime në serën e fermerit nga Malisheva

Kjo ishte sera prej dy arësh e fermerit nga fshati Panorc në Malishevë.

Ndërsa sot toka e tij ka marrë një pamje tjetër.

Kjo falë një granti të dhënë nga qeveria për Ferat Rrahmanin, grant ky në vlerë prej 40.000 eurosh.

Punimet janë ende duke vazhduar, mirëpo planet për kulturat bujqësore, fermeri që është arsimtar i teknologjisë, i ka të qarta.

Sera prej 40 arësh tokë, ka sisteme të avancuara që ndihmojnë në zhvillimin më të shpejtë të kulturave bujqësore.

62-vjeçari tregon se edhe ujin me të cilën i ujit pemët e merr nga bjeshkët.

Kultivimet, fermeri nuk i shfrytëzon vetëm për veten. Ai është njëri nga shpërndarësit më të mëdhenj të pemëve e perimeve në tregjet e Malishevës.

Përveç pemëve e perimeve, arsimtari ndër pasionet e tij ka edhe mbajtjen e kafshëve.

Rreth 100 pulat e dy qentë e Sharrit janë pjesë të oborrit të tij.

Edhe pse Rrahmani ende e vazhdon profesionin e mësimdhënies, pasioni i tij për punimin e tokës është për t’u marrë shembull.