Kjo është Altrea Morina nga Gjakova, e cila ka pak kohë që ka krijuar një brend të sajin.
Qëkur ishte e vogël, dëshirën për të ridizajnuar veshjet e kishte pasur në qejf, e me ato pak mundësi që kishte, krijonte diçka të bukur e unike për veten.
Përpjekjet e saj për dizajn e modë u perfeksionuan edhe me shkollimet shtesë që i ndoqi.
Kështu në 2019 Altrea fitoi një grant dhe u bë me dyqan, ku do të ekspozonte të gjitha produktet që mbanin emrin e saj, por pandemia ia ndryshoi planet.
Altrea u detyrua të rikthehej përsëri në hapësirën e vogël të shtëpisë e që nga atje të kryente të gjitha punimet e saj.
Për momentin ajo është e fokusuar në krijimin e çantave, që secila prej tyre është më e veçantë se tjetra.
Çantat e krijuara nga Altrea janë nga modelet e materialet e ndryshme, ku disa prej tyre janë edhe rezistente ndaj ujit.
Më të veçantat mbesin çantat me perla që secila prej tyre është e punuar me dorë, e madje kohëve të fundit shumë të kërkuara.
27-vjeçarja thotë se dëshirë ka që brendi i saj të shpërndahet e të jetë i njohur në të gjithë botën.
Altrea në sezone të tjera krijon produkte të cilat edhe i përshtaten kohës.
Kohëve të fundit ajo ka filluar të krijojë çanta edhe për burra, të cilat po kërkohen shumë.