Enis Alibajro i ndihmon të atit në ndryshimin e formës së hekurit. E këtë e bënë tash e 16 vjet.
Ai, ndonëse i ri në moshë, farkëtarinë e ka pasion të trashëguar nga shumë gjenerata para tij.
Alibajro tregon se interesimi ka rënë në masë të madhe, andaj edhe puna më këtë zeje është më e rrallë.
Ka muaj të tërë që veglat për farkëtari nuk i kanë përdorur, sepse mungon kërkesa.
Sipas tij, rinia e Kosovës po tenton emigrimin e kjo ndikon edhe në mosinteresim.
E, megjithatë, në punëtorinë e Alibajrove bëhen edhe punë të tjera, si punimi i metaleve.
26-vjeçari nuk e konsideron punë të vështirë, meqenëse e bënë me qejf.
Sipas farkëtarit, puna zhvillohet në temperaturë të lartë e kërkon kohë të gjatë.
E edhe rezultati final u arrit e kmesa është vegla e bërë nga copa e hekurit.
Alibajro po ashtu ua sugjeron të rinjve që t’i vazhdojnë trashëgimitë e prindërve, sepse në këtë mënyrë ruhet tradita.
E Shemsedin Alibajro, i ati i Enisit, tregon se zanatin edhe ai e ka të trashëguar e në të njëjtën mënyrë po ia lë edhe të birit.
Ai shpreh shqetësim se zanatet po humbin dhe çdo ditë e më shumë njerëzit harrojnë për to.
Në punëtorinë e familjes Alibajro ka punime të vjetra me qindra vjet e të cilat janë ruajtur me fanatizëm nga trashëgimtarët.