Punët sezonale në fshatra janë të shumta e zgjasin me orë.
Që ato të përfundojnë me korrektësi, nevojitet përkushtimi i punëtorëve.
Haxhere Mernica është ndër punëtorët e para, e cila e ka përcjellë punën në parcela që nga fillimi.
Bleta Hajdini është agronome në këtë kompani. Ajo e përcjell nga afër punën në parcelat me boronicë. Tregon se që nga viti 2016, kur janë mbjellë pemët, e deri më sot ka pasur shumë ndryshime.
Gjatë sezonit të vjeljes në këtë vend gjejnë punë rreth 70-80 punëtorë, kryesisht të gjinisë femërore.
Agronomja thotë se falë punës së punëtorëve edhe puna po shkon mbarë.
Këtë vit kushtet klimatike kanë qenë në favor të fermerëve. Edhe investimet e sistemet e avancuara kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e punës.
Agronomja thotë se nëse puna vazhdon kësisoj, pritet që rendimentet për këtë vit të shkojnë deri në 20 tonë.
Ajo madje e tregon edhe shifrën maksimale të kilogramëve të arrirë për një ditë.
I tërë produkti i vjelë në Kosovë nuk mbetet këtu.
Edhe fruta më e vogël eksportohet jashtë vendit, më saktë në Holandë.
Hajdini rrëfen edhe arsyet se pse boronicat nuk qarkullojnë në tregun e brendshëm vendor.
Sipas agronomes, në Kosovë mungon ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe tregtarëve për rëndësinë e përfitimet që vijnë nga pemët e imta. Derisa të ndryshojë diçka, fermerët detyrohen të gjejnë mundësi për eksport.
Boronica, mjedra e pemët e tjera të imta kanë filluar të kultivohen më shumë se viteve të kaluara, për shkak të përfitimeve të mëdha që kanë tregtarët e kultivuesit nga eksporti.