Një pjesë të madhe të ditës e kalon nën hijen e pishave të parkut në Ferizaj. Pikërisht sepse, për 16-vjeçaren Rudina Rashiti, ky është vendi ku ajo mbushet me inspirim.
E inspirimin e futur thellë brenda e transformon në vizatime të bllokut A4 e ndonjëherë edhe në pëlhura.
Sipas Rudinës, talenti e inspirimi shpeshherë nuk mjaftojnë. Puna e vazhdueshme është sukses i garantuar, thotë ajo.
Jetesa në qytetin e muraleve i ka dhënë edhe më tepër ide për krijimin e veprave të ndryshme. Madje ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në festivale të këtij qyteti e që pëlqimi i artit të saj u shfaq me shitje të pikturave.
E kaltra dhe e bardha janë ngjyrat akuarele që i përdor më shpesh për t’i shprehur ndjenjat në pëlhurë.
Por Rudina preferon vizatimet me hijëzim e që e drejtojnë rreth profesionit që ajo shpreson ta ndjekë në të ardhmen.
Janë të pakta punimet të cilat i ka shitur, por, sipas Rashitit, vlerë më të madhe kanë fjalët e mira që i merr nga të tjerët.
Rudina thotë se e di që ka një rrugë të gjatë për të kaluar, marrë parasysh që ende është në shkollë të mesme. Megjithatë, dëshiron që për të tjerët të shërbejë si histori motivuese, andaj edhe ka një mesazh.