SOT

16-vjeçarja kampione, premton sukses në boks

Ora 18 e pasdites në palestrën “Box Gollaku”, i bënë bashkë këta të rinj për të ushtruar atë që kanë pasion, boksin.

Vullneti u pasqyrohet në sy e ai që i mban të motivuar është suksesi.

Në mesin e këtyre të rinjve, lehtë dallohet Alnera, 16-vjeçarja e cila ka tash e tre vjet që ka filluar ushtrimin e boksit.

Edhe pse e ka në qejf, Brahimi tregon se ushtrimi i këtij sporti i ka vështirësitë e veta.

Planet i ka të qarta e vullneti nuk i mungon, 16-vjeçarja ka pritshmëri të larta për suksesin që mund ta arrijë.

Kur jemi te sukseset, trajneri dhe pronari i “Box Gollaku”, rrëfen për kampionet që kanë dalë nga ky klub që nga themelimi i tij e deri sot.

Trajneri thotë se ndonëse në klubin e tij ka më shumë djem, vajzat janë ato që janë më punëtore, e këtë po e vërtetojnë edhe fitoret.

Që vajzat janë më punëtore e nuk dorëzohen lehtë, e vërejmë edhe te vullneti i dy më të voglave të këtij klubi.

Diona Gashi e Alnera Brahimi, dëshirën për ta përfaqësuar Kosovën në gara, e kanë të zhvilluar qysh tash.

Sportet si boksi, xhudo, karate e të tjera, janë sporte që zakonisht ushtrohen nga meshkujt, por vajzat kosovare e kanë dëshmuar se forca nuk mungon as tek ato, e shumë lehtë mund t’i bëjnë ballë çdo sfide.