Instrumentet e baterive muzikore prindërit ia kanë siguruar në shtëpi, Joni Blakiqit.
Aty Jori, 12-vjeçar, ushtron më së shumti vikendeve, pasi që në rend të parë i vë mësimet gjatë javës.
Fillimet për Jorin nuk kanë qenë të vështira, sepse e ka dashur këtë instrument.
Ai tregon disa teknika që u duhet fillestarëve.
Pjesëmarrja në shumë koncerte ia ka mundësuar Jorit të luajë këngë të grupeve të njohura muzikore.
Angazhimi në shumë aktivitete i ka bërë mirë 12-vjeçarit nga Prishtina.
Thotë se e ka më të lehta orientimin dhe synimet për të ardhmen.