SOT

11-vjeçari Shkëmb Reçica, kampion në not

Është vetëm 11-vjeçar, por nuk dallon aspak nga garuesit e tjerë në sportin e notit.

Fillimet e Shkëmb Reçicës nuk e kishin synim notin profesional e as garat sportive.

Prindërit e orientuan në këtë sport vetëm që djali i tyre të kishte një aktivitet sportiv, ndërsa Shkëmbi me talentin e tij jo vetëm që e mësoi notin shumë shpejt, por edhe iu fut garave.

Deri më tani, djaloshi nga Ferizaj ka rrëmbyer mbi 80 medalje nga garat e shumta që i kishte vendore e ato ndërkombëtare.

Shkëmb Reçica është përzgjedhur nga Federata e Notit e Kosovës që ta përfaqësojë Kosovën në lojërat mesdhetare "Prishtina 2030”.

e tij është të triumfojë në këto gara. Deri atëherë shpreson që të marrë pjesë në shumë gara e të rrëmbejë shumë medalje.

Sukseset e Shkëmbit si garues janë meritë e trajnerëve, ku ai nisi ta mësonte notin.

Verona Haxhimusa, trajnere në klubin e notit “Kastrioti”, në Ferizaj numëron sukseset e shumta të talentit të ri.

Prindërit dhe trajnerët janë mbështetësit më të mëdhenj të Shkëmbit që të vazhdojë stërvitjet dhe pjesëmarrjen në garat vendore e ndërkombëtare.

11-vjeçari sportin e notit e veçon nga të gjitha sportet e tjera. Si shkak i mungesës së një pishine në Ferizaj, ai stërvitjet i mban në Prishtinë bashkë me klubin e tij.

Lojërat mesdhetare për vitin 2030 do të mbahen në Kosovë e ku Shkëmb Reçica shpreson që ta përfaqësojë Kosovën në disiplinën e notit.