Hapësira e preferuar e tij duket të jetë kuzhina.
Ndërsa kapela e kuzhinierit e përparësja me iniciale, janë ato që e karakterizojnë 10-vjeçarin Blin Berisha nga Prishtina.
Që nga kjo moshë ai ka vendosur ta zhvillojë pasionin e tij për gatimin.
Kanalet televizive të gatimit ishin ato që, sipas Blinit, ia përcollën ndjenjat e para të dashurisë ndaj përgatitjes së ushqimit.
Së fundmi, Blini recetat ka filluar t’i ndajë edhe me bashkëmoshatarët e tij në platformën “Gjirafa Kids”. Ndërsa për emisionin “Sot”, ai e gatoi njërën prej tyre.
Emocionet e kamerës, 10-vjeçari i fsheh me lëvizjet e tij çapkëne të përcjella me këngë.
Kuzhina është edhe në ëndrrat e 10-vjeçarit, ndërsa për audiencën Blini e ka një mesazh.