Turnetë e pamëshirshme i kanë bërë ato që të shkëlqejnë në performancat live, të lidhura së bashku nga aftësia, ekuilibri dhe fuqia e konsiderueshme e lideres së grupit “The Last Dinner Party”, Abigail Morris. Bendi ambicioz (që ka në përbërje edhe Aurora Nishevcin me prejardhje nga Kosova v.j.) solli një performancë emocionuese në “Other Stage” të “Glastonburyt”
Performanca e bendit “The Last Dinner Party” të shtunën pasdite në “Glastonbury” nën një diell flakërues do të jetë pikë kthese për to. Ngritja e grupit të përbërë nga pesë femra me seli në Londër ka qenë meteorike – 15 muaj më parë i pashë tek luanin në një dhomë pa dritare mbi një pijetore në Camden, ndërsa verën e kaluar ato performuan në një tendë të largët në kohën e mëngjesit të dielën. Dhe ja ku janë sot, duke luajtur para një turme prej dhjetëra mijërash, me një album të renditur në vendin e parë dhe një “Brit Award” nën sqetullat e tyre.
E prisja paksa se performanca e tyre do të ishte momenti “Fred Again” i këtij viti: një ndërthurje e energjisë së madhe të turmës dhe motit të bukur gjatë setit të DJ në të njëjtën skenë vitin e kaluar e bëri atë një “moment fantastik të Glastonbury” – një pjesë e çuditshme e Somerset, alkimi që jep një performancë më të madhe se krijimtaria e tyre. A e arrin këtë “The Last Dinner Party?” Jo. Është afër ndonjëherë dhe anëtaret kanë plot besim. Por shumë shpesh, grupi i tyre rri pezull atje ku mund të fluturojë.
Ndoshta pritshmëritë e mia janë vetëm një nivel shumë i lartë (një problem për të cilin ky grup shumë i përfolur është i vetëdijshëm). Por çështja në këtë shfaqje – me siguri në skenën e tyre të profilit më të lartë deri më sot – është raporti “bangers to balada”. Ka shumë nga këto të fundit, gjë që bën që gjërat të qetësohen mes turmës së festivalit. Në kohën e një albumi tjetër, me më shumë këngë për të zgjedhur, ato me siguri do të zotëronin këtë mundësi dhe do t’i vilnin mundësitë e tjera. Në të vërtetë, ekziston një ndjenjë e pamohueshme se gjëra të mëdha mund të jenë në horizont në të ardhmen për këtë bend.
“The Last Dinner Party” është një grup fantastik: emocionues, ambicioz dhe i talentuar. Ato luajnë pop-teatrale, post-punk barok. Imagjinoni një vështrim të Kate Bush me një lugë Sparks dhe një spërkatje të shkëlqimit “ABBA” me një anësore të Roxy Music, të gjitha të lidhura së bashku nga zotësia, ekuilibri dhe fuqia e konsiderueshme e yjeve të këngëtares Abigail Morris. Turnetë e pamëshirshme i kanë shndërruar ato në një performancë të shkëlqyeshme live.
Ato dalin në skenë me veshjet e tyre të zakonshme baroke: fustane të rrjedhshëm me mëngë të fryra, çizme me taka dhe korsetë. “Cezari në një ekran televiziv” është i gjithë teatraliteti i tij, ndërsa Morris rrotullohet rreth skenës dhe kitaristja Emily Roberts luan motive të paharrueshme kitarash. Kujdes nga anëtaret e grupit që duken paksa të turpshme. Djalosh, ato të copëtojnë. Baladat janë padyshim të bukura (Morris na thotë të çlirohemi nga “të qarat” përpara se të “vallëzojmë dhe të bëjmë seks”), por turmat e mëdha kanë nevojë për himne të mëdha. Si “Sinner” – çfarë kënge! – dhe “My Lady of Mercy” ("shkuarja në shkollën katolike"). Më shumë si kjo ju lutem!
Ato e përfundojnë performancën – pas një fjalimi politik të panevojshëm dhe pak predikues nga Morris – me një “Nothing Matters”, kënga e tyre e parë. Sinjalizohet këndimi masiv nga turma. Nuk jam i sigurt se sa herë Lugina e Avalonit i ka bërë jehonë fjalëve: “And I will f*** you/ Like nothing matters” më parë.
Këtu është një statistikë interesante nga sirtari “Just Sayin” i kabinetit të dosjeve të “Glastonbury”. Pavarësisht problemeve me flow-in e këtij grupi, një numër çuditërisht i madh artistësh që performojnë në “The Other Stage” të shtunën pasdite ose herët në mbrëmje, vazhdojnë të kryesojnë skenën e fuqishme të “Piramidës” (skenë kryesore v.j.) në vitet në vijim. “The Verve” më 1993, Ash në 1995, “The Chemical Brothers” më 1997, Travis në 1999 dhe Stormzy në 2017… Ata ishin të gjithë në mes të tabelës të së shtunës “Other Stagers” që vazhduan të kryesonin të gjithë festivalin.
Oh, ka edhe një gjë. “Coldplay”. Ata luajtën pikërisht këtë në këtë renditje në vitin 2000 – në të njëjtën kohë, të njëjtën ditë, menjëherë pas Toploader. Dhe shikoni se çfarë do të bëjnë “Coldplay sonte”. Pa presion, “The Last Dinner Party”. Por, duke pasur më shumë kohë, nuk do të vë bast kundër kësaj.
Ky artikull, me titull në origjinal “‘The Last Dinner Party’, Glastonbury 2024: Bendi ambicioz ofron një set emocionues në ‘Other Stage’”, është marrë nga “The Independent”. Titulli në shqip është i Redaksisë së KOHËS. Përktheu: Enis Bytyqi
Aurora Nishevci në “Express” të Kohavisionit, në korrik të vitit 2018