Pas mëndje sonë, qëllimi i përpjekjes s’onë gjuhësore të paskëtajme nuk duhet t’ jetë fabrikimi i çuditësh i një GJUHË TË RE, por reforma dhe kulturëzimi i gjuhës që kemi sot! Gjuha jonë, duke pësuar shekuj me radhë shtypjet e ndryshme të dialekteve të huaja, fitoi një tok fjalë dhe shprehje të huaja nga të cilat tani më të shumat janë shqipëruar
Tani erdhën në pikën themelore të themës s’onë. Analizuam rjedhjen gjuhësor të qënies s’onë nacionaliste dhe arritëm në përfundimin e nevojës së një misioni mendor krijonjës më të gjerë. Tani më mundemi të ecim përpara me liri më të madhe të dëftojmë udhëzat që do të na shpien në realizimin e idealeve t’ona. Nga theoria shkojmë në veprë. “Grua, teurer Freund, ist alle Theorie, Und grun des Lebens goldmer Baum”, thotë Goethe-ja. (Goethe, “Faust”). Nënë hijet e freshkëta të kësaj “peme të florinjt të jetës”, po çelin lulet e një mendjeje neo-shqiptare. Ai që ndjen në kraharorin e tij sugjerjen e kësaj epoke të freshkëtë, ka ndërgjegje të thellë të përgjegjësisë që ka përsipër: Puna që na pret është e zorshme dhe kolosale...
* * *
Pas mëndje sonë, qëllimi i përpjekjes s’onë gjuhësore të paskëtajme nuk duhet t’ jetë fabrikimi i çuditësh i një GJUHË TË RE, por reforma dhe kulturëzimi i gjuhës që kemi sot! Gjuha jonë, duke pësuar shekuj me radhë shtypjet e ndryshme të dialekteve të huaja, fitoi një tok fjalë dhe shprehje të huaja nga të cilat tani më të shumat janë shqipëruar. Pastrimi i gjuhës s’onë nga këto fjalë dhe shprehje të huaja, është më tepër një “princip negativ”. Qëllimet pozitive të gjuhës s’onë kanë tjetër natyrë. Sëmundja e gjuhës s’onë vjen nga pamjaftësia e fjalëve dhe shprehjeve. Edhe sot akoma është një gjë e zorshme në mos e pa-mundurë, që të shkruhet shqip një veprë filozofike me fjalë me kuptim të caktuar e të kthilltë.
Provë e gjallë e kësaj sëmundjeje t’onë gjuhësore, janë përkthimet e gjersotme të veprave letrare klasike. Gjer sot nuk kemi po thua as një përkthim të saktë. Të përdorurit e shprehjeve të zakonshme popullore në përkthimin e veprave kalsike, është po thua privilegj i përkthenjësve të sotmë shqiptarë. Pra, një shërim logjik dhe i plotë i gjuhës s’onë mund të arrihet vetëm me të kërkuar dhe me të plotësuar lëndën që mungon dhe me të vendosur mirë këtë lëndë brënda në ORGANISMËN GJUHËSORE.
Fjalët që na mungojnë nga gjuha e shkruarë janë kryesisht dy lloj:
SHPREHJET KOMBËTARE - Janë një tokë fjalë, shprehje, fraza, idiotisma, të cilat i përdor populli po që nuk kanë hyrë akoma në gjuhën e shkruarë. Pasuria kombëtare si edhe i tërë thesari estetik i gjuhës s’onë është po thua akoma i pa-njohur. Kërkimi dhe shpëtimi i kësaj lënde popullore kombëtare të gjuhës lyp organizimin e një shërbimi të mirë folklorist. Gjer sot nuk është bërë asgjë pozitive në këtë fushë. Me gjithë këtë, vëlen të shënohen me nderime e me lëvdime mundimet që bëjnë disa intelektualë me ndërgjegje, sidomos priftërit e përgatitur mirë të “Hyllit të Dritës” së Shkodrës. Mirë po shërbimi i gjyrmimit folklorist duhet të organizohet dhe të sistematizohet me përpjekje dhe shpenzime të Shtetit, duke u themeluar bile edhe një MUZE ETHNOGRAFIKE. (Mbushjen e kësaj detyre shtetërore duhet t’a marij përsipër Komiteti Artistik i Entit “Djalëria Shqiptare”, që dueht të ketë për qëllim zhvillimin e jetës mendore kombëtare. Shoqata Krahinore Artistike e Gjirokastrës ka paraqitur edhe një pllan për organizimin e një shërbimi folklorist nga ana e Entit Kombëtar “Djalëria Shqiptare”).
FJALËT NDËRKOMBËTARE - Një Komb duhet të ketë të gjitha fjalët, që shprehin terminologjitë shkencore, kuptimet filozofike, format letrare edhe ndjenjat poetike të grupit të Qytetërimit në të cilin është pjesëtar. Nuk mund të hyjmë në Qytetërimin e Perëndimit gjer sa nuk e pasurojmë gjuhën t’onë me shprehjet e kuptimeve mendore dhe letrare të Evropës. Vetëm një mënyrë ka që t’a bëjmë t’onën këtë pasuri të domosdoshme evropiane: Stylistët t’onë më të mirë të shqipërojnë Poetët e sgjedhur e të mëdhenj Evropjanë. Monografitë më të mira filozofike e shkencore. Me këto përkthime do të fitojmë jo vetëm një pasuri të tërë fjalësh dhe shprehjesh të ra, po edhe një tok hollësira gjuhësore si edhe zotësinë që gjuha jonë të çfaqij ndjenja dhe kuptime më të larta. Vetëm kështu do të mundj gjuha jonë të interpretojë jo vetëm mendime më të larta, po edhe ndjenja më të kthiellta e më origjinale. Nuk harrojmë se një përkthim i mirë dhe i goditur, sidomos në gjuhën t’onë gjen përpara shumë pengime. Pikërisht për këtë shkak ne admirojmë dhe nderojmë më tepër një përkthenjës të mirë e me ndërgjegje sesa një duzinë shkrimtarë të qasur. Përkthimi është një nga punërat më të fisme e më krijonjëse që mund të bëjë kalemi shqiptar.
Pra, pjesa e parë systematike e përpjekjes s’onë gjuhësore mund të mbështetet mbi të dy punërat e sipërme. Jemi të mëndjes së fjalët e huaja të shqipëruara duhet të mbeten gjer sa nuk mundemi t’u zëmë vendin me fjalë shqipe të vjeshta. Përdorimi i fjalëve të vdekura është një gjë qesharake. Çdo fjalë që di dhe e përdor populli shqiptar, është fjala shqipe. Çdo gjë që kumbon mirë në vesh të popullit, është fjalë kombëtare. “Gjuha e një Kombi nuk formohet nga rrënja të vdekura, po është një organistë e gjallë e krijuarë, me fitimet e tij të gjalla”, shkruan sociologu frëng Bouglé. (Bouglé. “Les idées égalitaires”, faqe 85).
IV
Poezia Popullore dhe Poezie Evropiane, - ja dy Muzera Arti të veçanta, brënda në të cilat mund të formohet e zhvillohet letteratura jonë kombëtare dhe të përgatitet për ‘të një periodë lulëzimi, periodë e cila jo vetëm që do të sgjidhij çështjen e sotme të trazuar të gjuhës, po në një koh’ e sipër do të na lajmërojë dhe agimin e një jete të re dhe të një fati të ri. “Nga njera anë duhet të ngjallim motivet estetike të popullit t’onë edhe nga ana tjetër të kuptojmë kryeveprat e letteraturës evropiane”, më thoshte një ditë LASGUSH PORADECI, të cilin e quaj të vetmin artist të brezit të sotmë, me një lartësi e thellësi të pastër njerëzore-es-thetike, dhe i cili më bie gjithnjë ndërmend këto radhë të fundit të “FUAST”-it: “Alles Vargängliche ist nur ein Gleichnis/ Das Unzuläanglich, hier wird’s Ereings/ Das Unbeschreibliche, hier ist’s gethan/ Das Ewig – Weiblich zieht uns Sinan”.
Këtij e tutje nis heshtja e përjetëshme e të gjithave...
Poetët dhe letrarët t’onë modelet e tyre duhet t’i marrin nga këto të dy burrime. Letteratura shqiptare, po nuk shkoi nga ky stad mësimi, nuk o të marij dot as një formë kombëtare, as edhe një zhvillim të brëndëshmë njerëzor. Kur letteratura jonë do të ngjitet në këtë lartësi, ahere do të zgjidhet jo vetëm problemi i gjuhës s’onë të shkruarë, po edhe vetë problemi më themelor i jetës mendore të Kombit: do të zgjidhen zinxhirët që mbajnë sot të lidhura mëndjen dhe zemrën t’onë...
Ata që ëndërrojnë të bëjnë një gjuhë, duke u përpjekur brënda në kufitë e ngushta të TEKSTEVE SHKOLLORE, janë të shkurtër nga shtati dhe myopë nga sytë. Ndihma e shkollës në zhvillimin e letteraturës ka qenë kudo e kurdoherë thua se pa rëndësi. Pastaj misioni i vërtetë i arësimit nuk është ky. Nuk do të mundemi kurrë të bëjmë një gjuhë të shkruarë të bashkëtë gjer sa do të kufizojmë përpjekjet t’ona në tekstet shkollore edhe do të vazhdojmë të pandehim se do të ngrihet nga mesi ndryshimi dialektal me masa qeveritare e me Akademira. Frëngjishtja në shekullin XI ishte e ndarë në dy dialekte: në “langua d’oc” dhe në “langue d’oil”; njeri nga ‘to zotëronte në viset jugore dhe tjetri në viset veriore; ky ndryshim vazhdoi pa-prerë gjer në shekullin XVI. Po u desh një MALHERBE (Françios de Malherbe (1555 – 1628) Ka mbetur historike kjo frazë e tij: “Një fjalë, që të quhet frëngjishte, duhet të kuptohet në pazarin më të madh të Parisit”. – Taine, “Origines de la France Contermporaine”) që të bjeri një rregull në atë ndryshim gjuhësor. Dhe e pruri jo me LIGJE po me VEPRA. Prapë sapo nga krei i shekullit XVIII nis perioda e lulëzimit letrar në Francë, për hir të një bashkëpunimi të ngushtë në mes të letrarëve dhe filozofëvet.
Edhe ne duhet të bëjmë atë që bënë popujt e tjerë të botës. Përpjekja jonë letrare është e detyruar të ndjekij këto dy drejtime paralele: drejt Popullit dhe drejt Perëndimit.
Ç’është letteratura popullore? Gjithë pasuria gjuhësore e popullit. Pralla, këngë, fjalë të urta, enigma, anekdotë, epopeja dhe çdo gjë tjetër që kallëzoi me gjuhën e saj nostalgjia dhe fantazia popullore. Sa më shumë shpirt dhe hie do të marij letteratura jonë nga këto modele të gjalla popullore, kaq më shumë e kaq më mirë do të realizohet edhe kulturëzimi i saj.
Modeli i dytë është letteratura klasike, duke nisur nga HOMERI E VIRGJILI. Për një letteraturë kombëtare, si jona, që gjendet akoma në nisje e sipër, s’ka ksombla më të bukura nga kryeveprat klasike. Dhe përpjekja nisëse letrare shqiptare nuk duhet t’u qasjet ROMANTIKËVET, as edhe shkollavet të tjera letrare, pa thëthitur mirë-mirë verën e fjeshtë të esthetismës klasike. Kombet e ra kanë nevojë për një letteratur që të lartësojë idealet dhe ndjenjat heroike.( Vetëm një Gjergj Fishta mund të provjë sot të shqipërojë vepra klasike greke, me gjithë varfërinë estetike të shqipes. Kjo përpjekje vëlen nderim të math si edhe çdo punë letrare e krijonjësit heroik të Oso Kukës. Kjo punë është akoma në të nisur e sipër dhe nuk dimë se ç’tekst homerik pa para sysh shqipëronjësi. Duke shrkuar këtë shënim, na erdhi ndermend një frazë e përkatëshme e Wilamowitz-it, të këtij përkthenjësi të famëshmë të Trgjedisë. Greke dhe Helenisti më kompetent të kohës s’onë. “Nuk e quaj vetëhen t’ime të zotë të përkthej Grekërit me kënaqësi të plotë vetjak për mua, sepse e di fare mirë gjuhën e tyre”. Ky pohim arrin që të provjë rëndësinë e veprës, që nisi Poeti trim i Malësisë. Gjer sot Homeri është përkthyer në shumë gjuhëza kombëtare të bashkëta, po kurrë në dialekte).
Me gjithë këtë, duke u dhënë rëndësinë e duhur klasikëve të Perëndimit, nuk mund të mbetemi larg nga bukuria e Romantismës dhe të mos e gëzojmë. Sepse baza e saj është letteratura popullore. Të gjitha lëvizjet e Romantismës Evropjane ecin për te populli dhe nisin nga motivet e kallëzimit dhe epopesë popullore. Duke punuar, pra, për reformën dhe kulturëzimin e gjuhës dhe letteraturës s’onë, do t’i rrojmë në një kohë’e sipër që të dya këto perioda. Duke u përpjekur që të thëthijmë letteraturën evropiane, do të lakmojmë të studiojmë në një koh’e sipër që të dya këto perioda. Duke u përpjekur që të thëthijmë letteraturën evropiane, do të lakmojmë të studiojmë në një koh’e sipër edhe mënyrat e krijimit të poetëve romantikë nga burimet popullore.
Sgjidhja e çështjes gjuhësore ose më mirë të shkrimit të bashkët dhe të stylizmit të shqipes, varet, të paktën pas mendjes s’onë, nga një zhvillim letrar me hov e me këmbë të ngulurë. Etapa e parë e këtij zhvillimi është perioda e mësimit pranë Muzeut të kryeveprave letrare evropiane. Vetëm kështu do të mundim të kemi një ditë një letteraturë t’onë jo vetëm kombëtare po edhe evropiane. Puna është e rëndë dhe e madhe. Po edhe ndështypja e përgjigjes mizore “jam grek”, që zë ngoje shkencëtari frëng zemërgurë, nuk është më pak e dëshpëruarë e tragjike! Gjuhës, që të bëhet gjuhë, i duhet edhe ndërgjegjja kombëtare.
Branko Merxhani, i lindur në Turqi më 1894 dhe vdiq më 1981 në New York, konsiderohej si njëri ndër publicistët më të njohur të para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri por, për ironi, ka jetën më të mjegullt. Ky shkrim - shkëputur nga “Formula të neoshqiptarismës”, botuar nga “Rilindja” më 1998 – fillimisht ishte botuar në gazetën “Demokratia” më 1933