Shtojca për Kulturë

Përse ndalimi i “Mirëdita, dobar dan!” është edhe një ditë e keqe për Serbinë?

Kush ju detyroi, kush ju paguan, cili është problemi juaj dhe deri kur më? Janë pyetje që s’kanë përgjigje. Nuk e dinë atë. Ata dinë vetëm se u ka thënë dikush të vijnë dhe se si të sillen. Asgjë më shumë. Pos “urreje Šiptarin”, me krejt zemrën.

Kush ju detyroi, çfarë synuat, kush ju paguan, përse e bëni këtë, cili është problemi juaj dhe deri kur më? Janë pyetje që s’kanë përgjigje. Nuk e dinë atë. Ata dinë vetëm se u ka thënë dikush të vijnë dhe se si të sillen. Asgjë më shumë. Pos “urreje Šiptarin”, me krejt zemrën.

Kalamajtë që janë mbledhur para “Dorćol Platzit” për ta ndaluar festivalin “Mirdita, dobar dan”, nuk ia kanë haberin se çfarë kanë bërë, se e kanë kthyer prapa të ardhmen e tyre, se u janë shitur njerëzve të paturpshëm që mendojnë vetëm për prapanicat e tyre

Një ditë para se i rikthyeri aktual në pozitën e shefit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka ndaluar “Mirëdita, dobar dan!”, festivalin i cili do të thoshim jep guxim, organizuar tash e dhjetë vjet prej njerëzve të mrekullueshëm të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, kryetari i Serbisë u kthye nga Brukseli, bajagi i përgatitur, së paku sipas përshtypjeve indirekte, që me shqiptarët e Kosovës të bëjë edhe një kompromis në drejtim të njohjes së ndërsjellë. 
Kur ai “njeh” më shumë, këtu mprihet narrativi nacionalist… Është njëfarë zakoni i regjimit autoritativ – të Aleksandar Vuçiqit – prej se ka ardhur në pushtet. Kaherë.

Janë mbledhur para “Dorćol Platzit” – vendit në Dorqolin e poshtëm në Beograd, që synoi t’i bëjë nikoqirllëk festivalit artistik, festivalit të shkëmbimit të emocioneve, mendimeve e vlerave midis të rinjve e të rejave nga Kosova e Serbia – dyqind të dëgjueshëm të zëdhënësit të Slobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq, që të kërcënojnë e fyejnë… Pas perfomancës, mbase edhe ta sakatojnë përgjithnjë ndonjë objektiv të qëllimshëm a të rastësishëm. 

Kush ju detyroi, çfarë synuat, kush ju paguan, përse e bëni këtë, cili është problemi juaj dhe deri kur më? Janë pyetje që s’kanë përgjigje. Nuk e dinë atë. Ata dinë vetëm se u ka thënë dikush të vijnë dhe se si të sillen. Asgjë më shumë. Pos “urreje Šiptarin”, me krejt zemrën.

Lajmet bëjnë me dije si në vijim: “Marko Vuçkoviq i quajturi zvani komandant, udhëheqës i grupit të tifozëve ‘Ultra boys’, i cili deri në tetor të vitit 2016 ka qenë bashkëpronar i kompanisë ‘Ultra kop’, u xhirua në mesin e burrave që ishin mbledhur në rrugën ‘Dobračin’ duke mos lejuar hyrjen në ‘Dorćol Platz’ ku do të duhej të niste festivali ‘Mirëdita, dobar dan’”.

Në xhirime shihet Marko Vuçkoviq te protestuesit midis pankartave. Po si është mundur që krejt udhëheqësit e ultranacionalistëve, banditë e përkrahës të kriminelëve të luftës, janë përherë ca tipa që kanë kompani biznese?

Pyetemi për shkak të këtyre rioshëve që marrin ca mijëra mëditje për të përhapur urrejtje në vend se të shoqërohen me shqiptarë e shqiptare të moshës së tyre nga Kosova, të shkëmbejnë emocione e njohuri, të njihen e të ndreqin atë që prindërit e tyre ua lanë traumë dhe fatkeqësi më të rëndë jetësore. Prindër që kanë votuar e votojnë Ivica Daçiqin, Aleksandar Vuçiqin, Aleksandar Vulinin, frikën dhe urrejtjen që të lartpërmendurit të vazhdojnë ta heshtin të vërtetën e të mos ndëshkohen ndërkohë që pasuria dhe rrenat vetëm sa shumohen. 

Kalamajtë që janë mbledhur para “Dorćol Platzit” për ta ndaluar festivalin “Mirdita, dobar dan”, nuk ia kanë haberin se çfarë kanë bërë, se e kanë kthyer prapa të ardhmen e tyre, se u janë shitur njerëzve të paturpshëm që mendojnë vetëm për prapanicat e tyre.

 

Koment i redaksisë së gazetës “Danas” të Beogradit. Përktheu: KOHA