Shtojca për Kulturë

“Die Welt”, tetor 2000: Reinhardt: Pozicionet e qarta janë të domosdoshme

Gjenerali Klaus Reinhardt duket i pashëm, mirëpo nuk bën shumë zhurmë për veten e tij. Ka një trup impozant, sportiv, flokë të shkurtra, biond dhe syze me kornizë prej metali. Më shumë një amerikan i lehtë e pragmatist, sesa një gjerman i komplikuar. Zyra e tij në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në rrethinën e Prishtinës, lart në shpat, nuk i ka dimensionet e zyrës së një shefi. Një tavolinë pune, disa ulëse dhe pak e zbukuruar.

Mirëpo, Klaus Reinhardt nuk ndodhet në Prishtinë për t’u reprezantuar. Prej 8 shtatorit ky gjeneral gjerman me katër yje ka marrë komandën mbi ushtarët e NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Deri në prill, pastaj ai do të zëvendësohet sipas rendit. Nga sir Michael Jackson, pararendësi i tij anglez, e ka marrë detyrën gjenerali Reinhardt. Mike Jackson është qejfli i gotës, luftëtar simpatik i regjur, i cili ka komanduar marshimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. 59-vjeçari Klaus Reinhardt është tip tjetër. ”Mund të dukesh i ëmbël”, kishte thënë ai para nisjes për në Kosovë, “mirëpo vendimtare është, çfarë lëviz në kokat e njerëzve”. Dhe: “Ne nuk mund ta imponojmë paqen”. Në katër muajt e detyrës së tij nuk ka bërë lëvizje të mëdha. Aty ende ka tepër pak policë të OKB-së, ende OKB-ja ka dhënë tepër pak para për rindërtimin e Kosovës. Gjendjen e keqe e ka kritikuar ashpër edhe Reinhardt. Ishte aventurë e marrë që shtetet e NATO-s në pranverë të vitit 1999 të mbledhin shuma të mëdha parash për ta detyruar Serbinë me anë të bombardimeve të lëshonte pe, ndërsa tani mungojnë mjetet. I tërë buxheti i rindërtimit të Kosovës i përgjigjet një të tretës së shpenzimeve që ka bërë NATO-ja brenda bombardimit njëditësh. Fjalë të qarta. Reinhardt kuptohet mirë me shefin e Misionit të OKB-së, Bernard Kouchner. Ata të dy kanë të njëjtin qëllim.

Dhe megjithatë, roli i Reinhardtit nuk është shndërruar në arkitekt të Kosovës së re, më tepër është rol i një punëtori social, sesa ushtaraku. Puna e tij është mbrojtja e sigurisë në rajon. Ai vëzhgon, ndjek vatrat e konflikteve për t’i deklasuar në rast nevoje. Në themel roli i gjeneralit Reinhardt bazohet në paraqitjen e zakonshme të partnerit social në demokraci. Kjo presupozon që të gjitha palët t’i njohin rregullat dhe t’i pranojnë në parim. Mirëpo, në shoqëritë parademokratike, si në ato të Ballkanit, kjo kuptohet ndryshe. Secila palë u referohet gjithnjë rregullave të veta. Detyra e shefit të KFOR-it do të duhej të ishte, transmetimi dhe jetësimi sa më i qartë i rregullave demokratike. Që të merret seriozisht frika e popullsisë, merren pozicione të qarta dhe njëkohësisht propagandohen. Pjesëmarrësit përfitohen si aleatë përmes transparencës, njëkohësisht inkurajohen pak edhe për demokraci. Të bisedohet, mirëpo jo rreth pozicioneve dhe rregullave. Në Ballkan bisedimet konsiderohen si shenjë dobësie.

Kjo është dëshmuar si gabim me pasoja në përgjakshme në qytetin e Mitrovicës. Shqetësimi i popullsisë ishte gjatë kohë i njohur, po ashtu edhe frika e shqiptarëve nga një ndarje e qytetit. Serbët e armatosur gjithnjë kanë kërcënuar shqiptarët në pjesën veriore të qytetit. Gjenerali Reinhardt e dinte këtë gjë. Vërtetë ai e priste eskalimin e situatën atje. Tek tani në Mitrovicë burgoset çdo qytetar i armatosur. Vetë Reinhardt ka bërë përpjekje për qetësimin e demonstrantëve në rrugët e qytetit. Në atë e sipër atij i është zhdukur arma e shërbimit.

Shqiptarët do të nxjerrin mësime nga përvoja e qytetit të Mitrovicës se ata janë të detyruar të negociojnë me KFOR-in. Në të tilla mënyra KFOR-i bëhet kundërshtar e jo partner. Do të ishte përçapje e vlefshme që shqetësimet e njerëzve të merren seriozisht dhe njëkohësisht të dëshmohet si aleate dhe si autoritet.

Fuqia e Reinhardtit është komunikimi. Mirëpo, ekziston edhe një rast i tepruar. Ai së bashku me Bernard Kouchnerin i kanë kërkuar ndjesë publike ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi, për rastin e çarmatosjes së truprojës së tij. Thaçi ngazëlleu, meqë në të ardhmen selia e tij paraprakisht do të informohet lidhur me kontrollin. Rrregullat duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

Si historian dhe politolog i promovuar, i cili edhe është, do të duhej ta dinte këtë Klaus Reinhardt. Ai në Akademinë e Bundesvehrit, të cilën vetë e ristrukturoi në fillim të viteve ‘90 në “Think- Tank”, konsiderohej si vizionar. Por, rrugët politike të komandantit të KFOR-it nuk do të përcaktohen në Kosovë.

Pa koncept të qartë, këtë e di edhe Klaus Reinhadt, nuk mund të ketë model suksesi nga provinca e Ballkanit.

Përgatiti: Sylë Ukshini