Aktorja Zoë Kravitz, ka thënë se është lënduar kur i është dashur të largohet nga nëna kur prindërit i janë ndanë.
35 vjeçja, në një intervistë ku tregoi rreth vendimit që mori të jetonte me babanë, këngëtarin Lenny Kravitz, pasi u ai u nda nga gruaja, ylli Lisa Bonet.
“Mendoj se më ka lënduar shumë fakti që kam shkuar për të jetuar me babin, kur ai as që ishte aty shumicën e kohës”, ka thënë Zoë për revistën Esquire.
Ajo mendon se, kur ishte e vogël, njerëzit e shfrytëzonin natyrën e butë e tolerante që kishte babai i saj.
“Ai i beson gjithkujt, gjë që është e ëmbël, kur unë me saktësi e di çfarë dëshiron dikush”, ka thënë tutje Zoë.
Aktorja la shtëpinë në Miami që të rivendosjes në New York me Lennyn, por ai u largua shpejt pas turneut që realizoi gjatë asaj kohe.
“Do të doja të isha më shumë mirënjohëse ndaj asaj çfarë ka bërë nëna ime për mua gjatë asaj kohe. Ajo ishte tepër e fokusuar të më ruante pafajësinë që kisha. Kreativitetin tim. Sepse e dinte se çfarë vendi është bota dhe këto gjëra, po i humbe, nuk të kthehen”, ka thënë Zoë.
Lenmny dhe Lisa u njohën në prapaskenën e koncertit “New Edition” në Los Angeles në vitin 1985 dhe ata u martuan në Las Vegas më 16 nëntor të vitit 1987 për ditëlindjen e 20 të Lisas, para se të lindte Zoë më 1 dhjetor 1988.
Kur ata u ndanë në vitin 1991, Zoë ishte 2 vjeçe. Çifti u divorcua në vitin 1993.