Showbiz

Zgjidhet Bruce Wayne i ri

DC Universe po vazhdon ta plotësojë formacionin e aktorëve për sezonin e dytë të serisë “Titans”, ndërkohë që e kanë sjellë Iain Glenin që ta luajë Batmanin, apo Bruce Waynein.

Glen, i cili në serinë Game of Thrones e luan Ser Jorah Mormont, është shtesa e fundit në një kastë në rritje të serisë së DC, ndërsa si duket Waynein e tij do ta shohim pas betejës së luftimit të krimit në karakterin e Kalorësit të errësirës.

DC ka bërë të ditur se çfarë do të jetë Wayne i Glenit: Pas dekadave të luftës si Batman, miliarderi Bruce Wayne është po aq i përqendruar në sigurinë në Gotham City sa edhe kur ishte në kulmin e tij. Ai duhet të pajtohet me Dick Graysonin, ndërsa ata të dy shpresojnë ta arrijnë një dinamikë të re në lidhjen e tyre ndërkohë që Bruce përpiqet ta ndihmojë ish-asistentin e tij dhe Titanët e tjerë për të arritur sukses.

Image

Në sezonin e dytë gjithashtu na presin Superboy (Joshua Oprah), Deathstroke (Esai Morales) dhe Jericho (Chella Man).

Seria Titans bën fjalë për ekipin e superheronjve të udhëhequr nga ish-asistenti i Batmanit Robin/Dick Grayson (Brenton Thwaites), ndërsa në ekip është edhe princesha aliene Starfire (Anna Diop), empatikja enigmatike Raven (Teagan Croft) dhe Beast Boy (Ryan Potter), një djalosh i cili mund ta ndryshojë formën, shkruan KOHA Ditore.

Sezoni i parë u shfaq në fund të vitit të kaluar, me nota jashtëzakonisht të mira të publikut dhe kritikëve, ndërsa sezoni i ri pritet këtë vit, por data e shfaqjes nuk dihet ende.