Anna Kane, ish-bashkëshortja e lojtarit të hokejit të Edmonton Oilers, Evander Kane, ka përdorur emrin e saj të vërtetë në një ankesë të ndryshuar të paraqitur në Gjykatën Federale të Qarkut në Manhattan kundër Sean 'Diddy' Combs.
Gjykatësja e qarkut amerikan, Jessica G. L. Clarke vendosi që ajo duhej ta bënte publik identietin të për të vazhduar padinë e saj.
"Kisha shpresuar të përdorja një pseudonim për të ndjekur drejtësinë për atë që më ndodhi si adoleshente. Kërkesa e të pandehurve që të përdor emrin tim ishte një përpjekje për të më frikësuar, por nuk jam e frikësuar. Jam e përgatitur të vazhdoj dhe të kërkoj llogari nga ata që më kanë lënduar”, ka thënë Kane në një deklaratë për revistën “People”.
Në dhjetor të vitit 2023, ajo përdori pseudonimin Jane Doe ndërsa paditi Combs, ish-themelues i Bad Boy, Harve Pierre dhe një bashkëpunëtor të tretë të panjohur për trafikim seksual të dyshuar dhe përdhunim në grup kur ajo ishte 17 vjeç.
"Zonja Kane ka jetuar me kujtimet e saj për këtë natë fatale për 20 vjet, kohë gjatë së cilës ajo ka vuajtur shqetësime ekstreme emocionale që ka ndikuar pothuajse në çdo aspekt të jetës së saj dhe marrëdhënieve personale. Duke pasur parasysh gratë e guximshme që kanë të dalë kundër Combs dhe Pierre javët e fundit, Kane po bën të njëjtën gjë”, thuhet në padinë e ndryshuar.
Diddy i mohoi akuzat menjëherë pas ngritjes së padisë.