Vdekja e aktorit të njohur amerikan Matthew Perry erdhi si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga “efektet e ketaminës”, kanë konfirmuar ekspertët mjekësorë në Los Angeles pas autopsisë.
Perry ishte i njohur më së shumti për rolin e Chandlerit në serialin e famshëm “Friends”.
Ylli u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor, ndërsa analizat mjekësore u mbajtën larg publikut.
Autopsia listoi përmbytjen, telashet me arteriet koronare si faktorë që s’lidhen me shkakun e vdekjes. Vdekja u cilësua si aksident. Perry po merrte ketaminë disa javë para vdekjes. Terapia me ketaminë është qasje trajtimi që përdor ketaminën, në doza të ulëta, për të menaxhuar kushtet e ndryshme të shëndetit mendor, përfshirë depresionin apo çrregullimet e ankthit.
Sipas raportit të autopsisë, aktori kishte vlerë të lartë të ketaminës në gjak dhe dyshohet se kjo ia shkaktoi humbjen e vetëdijes dhe më pas përfundoi nën ujë në xhakuzi.
Ylli i “Friends” vdiq më 28 tetor. Ishte 54 vjeç.