Këngëtari Lenny Kravitz, ka treguar se vajza e tij, Zoë Kravits, do të martohet me aktorin Channing Tatum vitin e ardhshëm.
“Vitin e ardhshëm do të kemi dasmë”, ka thënë Lenny në podcastin "Zoe Ball and Friends" në BBC.
Ai ka thënë se nuk do të këndojë në dasmën e së bijës, vetëm do të qëndrojë me miq e të afërm.
Për dhëndrin, këngëtari pati thënë se është djalë shumë i mirë.
“Është me të vërtetë djalë shumë i mirë. Ai është rritur për së mbari dhe ka zakone të mira”, pati thënë Lenny duke shtuar se Channing shpejt është bërë pjesë e familjes.