Këngëtari nga Shqipëria, Young Zerka, është duke punuar në studio për projektin e ri.
Ai në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet në studio duke incizuar këngën e re.
Zerka para dy javësh ka publikuar dy projekt muzikor.
Projekti i fundit ishte bashkëpunimi me Og Merks i titulluar “Tiranë London”.
Young Zerka është një ndër artistët më të talentuar e këtë e ka dëshmuar me hitet që ka sjellë ndër vite në skenën muzikore shqiptare.
