Reperi amerikan Young Thug ka pranuar fajësinë për pjesëmarrje në aktivitete të bandave kriminale.
33-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Jeffery Lamar Williams, ishte arrestuar në maj të 2022-s, nën dyshimin për shantazh dhe akuza të tjera që rridhnin nga roli i tij që supozohej të ishte drejtor i bandës Young Slime Life ose YSL.
Prokuroria fillimisht kishte kërkuar deri 120 vjet burgim për reperin që ka fituar çmim Grammy, deri sa u arrit një marrëveshje e që ende kërkon miratimin nga gjykata.
Ai ka pranuar fajin për një akuzë për përfshirje në banda, tri akuza për drogë dhe dy për armëmbajtje.
Besohet se rasti është më i gjati sa i përket gjykimeve kriminale në historinë e Georgias.
Si pjesë e marrëveshjes, Williams po ashtu nuk ka refuzuar dy akuzat tjera se ka drejtuar bandë kriminale dhe për komplotin për të shkelur akte shtetërore.
Edhe të tre të bashkëpandehurit e Williamsit në rast u pajtuan me marrëveshjen për pranim të fajësisë.
Dënimi i tij tani do të vendoset nga Gjykata e Lartë.