Ylli i njohur televiziv, Kylie Jenner, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka ndarë një video ku shihet duke ecur ndërkohë që dëgjohet kënga e yllit kosovar, Tayna.
Kylie (@kyliejenner) • Instagram photos and videos
Kënga “Si ai”, që këndohet nga këngëtarja kosovare Tayna, shoqëronte Kylien ndërsa ajo ecte pas shfaqjes së modës së markës “Schiaparelli”, që u mbajt në Paris në kuadër të javës së modës atje.
Pas postimit të Kylit, Tayna ka ripostuar videon në InstaStoryn e saj.
Tayna (@tayna) • Instagram photos and videos
Përveç videos më këngën e kosovares së famshme, Kylie kishe ndarë video të tjera të shumta nga java e modës që po mbahet në kryeqytetin francez.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, shfaqi format e saj trupore përmes një fustani të zi me dekolte të ulët, skajet e së cilës ishin me ngjyrë të bardhë.

Kylie fustanin e kishte shoqëruar me një palë sandale të zeza, kurse në dorë mbante dy aksesorë rrethorë me formë të ekzagjeruar.
Kënga "Si Ai" nga Tayna: