Me vetëm disa video të shkurtra në rrjete sociale, këngëtarët e famshëm shqiptarë, Yll Limani e Dafina Zeqiri, e kanë kthyer në “hit” projektin që ende s’e kanë lansuar.
“Kaje” titullohet kënga, bazuar në postimet e dyshes, në TikTok e Instagram.
Vetëm në “TikTok” në një video të shkurtër, dyshja ka marrë mbi një milion shikime. Aty shihen të dy në një veturë, duke e kënduar këngën e re.
“‘Kaje’ shumë, shumë shpejt”, kanë shkruar të dy në përshkrime.
@dafinapipinazeqiri #KAJE x @Yll Limani ???
♬ original sound - Dafina Zeqiri
@ylllimanii “Kaje” s’nalna dej t’iu shkoj nerva fuqishem #kaje
♬ original sound - Yll Limani
“Fuxk You” është kënga e fundit e Dafina Zeqirit e lansuar në bashkëpunim me producentin RZon. Ndërsa “U kry” mban titullin projekti i fundit i Yll Limanit, i lansuar para një muaji.