Showbiz

Yll Limani me koncert për fundvit, shiten të gjitha biletat për një ditë

Foto: Instagram/Yll Limani

Një prej artistëve më të njohur aktualisht në skenën muzikore shqiptare, Yll Limani, do të mbajë koncert në fundvit në Prishtinë. E janë dashur vetëm 24 orë që të shiten të gjitha biletat.

Siç thuhet në komunikatën nga menaxhmenti, për Yll Limanin ky koncert është realizim i ëndrrës së kamotshme.

“Është një natë që e kam pritur me padurim. Muzika ime ka kuptim vetëm kur ndërlidhet me emocionet e njerëzve që e ndajnë këtë dashuri me mua”, ka thënë ai, sipas komunikatës për media.

Sipas organizatorëve, e gjithë performanca do të jetë 100 për qind live e shoqëruar me bend të plotë.

E të premten, është njoftuar se për koncertin e planifikuar për 27 dhjetor në sallën AMC janë shitur 3 mijë bileta për 24 orë.