Yjet e serialit “Game of Thrones” Rose Leslie dhe Kit Harington kanë pritur fëmijën e tyre të parë. Të dy janë fotografuar nga fotografi i tyre rrugëve të Londrës me të posalindurin i cili rrinte në gjoksin e së ëmës, derisa fotografitë janë postuar nga New York Post.
Një burim e ka konfirmuar për E! News se çifti është shumë i lumtur për djalin.
Prindërit e rinj, të dy nga 34 vjeç, kanë konfirmuar se po presin fëmijë në shtatorin e vitit të kaluar.