Showbiz

Yjet e One Direction u bashkohen familjarëve e të famshmëve në funeralin e Liam Paynet

Harry Styles duke shkuar në funeralin e Liam Payne

Harry Styles duke shkuar në funeralin e Liam Payne

Funerali i këngëtarit të ndjerë, Liam Payne, ish-yllit të grupit të njohur “One Direction”, po mbahet në Amersham, në veriperëndim të Londrës në Angli.

Karroca me trupin e Liam Paynet, në afërsi të kishës së Shën Marisë


Të pranishëm janë familja e ngushtë dhe ish-anëtarët e grupit, yjet Zayn Malik, Harry Styles, Niall Horan dhe Louis Tomlinson. 

Karen dhe Geoff Payne, prindërit e Liam Payne


Ceremonia është duke u zhvilluar në Kishën e Shën Marisë, e cila është mbushur me trëndafila të bardhë dhe qirinj, ka shkruar CNN.

Zayn Malik duke shkaur në funeralin e Liam Payne

Liam Payne vdiq më 16 tetor, pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës. 

Rezultatet e autopsisë kanë treguar se në trupin e tij kishte alkool, kokainë dhe ilaçe kundër depresionit. Autoritetet argjentinase janë ene duke i hetuar rrethanat e vdekjes dhe kanë ngre akuza ndaj tre personave.

Payne pati folur publikisht për sfidat që ka pasur me abuzimin me substanca dhe problemet e tij me shëndetin mendor. Ai kishte kaluar një trajtim dhe më 2023 kishte festuar gjashtë muaj pa abuzim me substanca. Gjatë vitit të kaluar, ai gjithashtu shtyu turneun për shkak të një infeksioni në veshka.

Payne ka lënë pas djalin e tij 7-vjeçar, Bear, të cilin e kishte me ish-partneren Cheryl Tweedy. 
Ata janë ndarë në 2018, por vazhduan të kujdeseshin bashkërisht për të birin.

Në një deklaratë të përbashkët, ish-anëtarët e “One Direction” kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë. 

“Do të kalojë kohë derisa të mund ta pranojmë humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë. Kujtimet që ndamë me të do të jenë gjithmonë të çmuara. Do të na mungojë shumë. Të duam, Liam”, thuhet në deklaratën e tyre.