Showbiz

Yjet e muzikës festojnë fitoren e Argjentinës

Muzikantë anembanë globit po e festojnë fitoren madhështore të Argjentinës kundër Francës, në finale e kampionatit botëror që u mbajt në Katar.

Artistë të njohur të tillë si, Ricky Martin, Kid Cudi, Maluma, Daddy Uankee, Niall Horan dhe të tjerë, i shfrytëzuan rrjetet sociale për ta shprehur entuziazmin rreth lojës finale dhe gëzimin e triumfit të Argjentinës në lojën me penallti.

“Zot, kjo ishte një çmenduri. Urime Argjentina”, dëgjohet duke thënë ylli latin, Ricky Martin, në një video të postuar në Instagram.

“Çfarë loje e mahnitshme e futbollit. Urime argjentina”, shkroi ish-anëtari i grupit “One Direction”, Niall Horan.

Yjet tjerë të muzikës e nderuan futbollistin ikonik, Lionel Messi, për fitoren e parë të Kupës së Botës. Gjatë natës finale, futbollisti legjendar i shënoi dy gola, përfshirë njërën në minutën e 108-të të lojës.

Edhe reperi amerikan, Kid Cudi, e shprehi entuziazmin e tij për këtë sport, pas shikimit të lojës dramatike.

“Kurrë më parë nuk kam shikuar lojë futbolli por qenka vërtetë fantastike. I lumtur për Argjentinën”, deklaroi ai.

Finalja e së dielës ishte një prej ndeshjeve më dramatike në historinë e Kampionatit Botëror. Pas përfundimit të lojës me kohë të shtuar me rezultat të barabartë, 3 me 3, Argjentina e mundi Francën në penallti, me shënimin e katër golave.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ricky Martin (@ricky_martin)

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)