Showbiz

Yjet e “Baby Reindeer” me katër trofe në “Emmy Awards”

Yjet e "Baby Reindeer"

Foto: Associated Press

“Baby Reindeer”, hiti televiziv britanik ka marrë çmim “Emmy”, të dielën në Los Angeles duke triumfuar në gjithsej katër kategori të mbrëmjes.

Krijuesi dhe ylli i shfaqjes, komediani skocez Richard Gadd , ka fituar tre çmime për aktrimin, shkrimin dhe prodhimin ekzekutiv të shfaqjes.

Edhe Jessica Gunning, e cila e luante rolin e Marthas, u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor. 

“Faleminderit shumë. Sinqerisht ndihem sikur do të zgjohem çdo minutë tani dhe e gjithë kjo ka qenë një ëndërr”, ka thënë ajo teksa e ka pranuar çmimin. 

Rrëfimi i Gaddit për ndjekjen që i ka bërë një grua për disa vite dhe abuzimin seksual nga një personazh i industrisë televizive, ka qenë shfaqja televizive më e përfolur e vitit. 

Megjithatë pretendimet për histori të vërtetë kanë bërë që gruaja e cila dyshohet se e ka ndjekur Gaddin po e paditë Netflixin për shpifje, neglizhencë dhe shkelje të privatësisë. 

“E kaluara ka ndodhur dhe shfaqja ka pasur ndikim fenomenal te njerëzit. Nuk mund ta injorosh ndikimin pozitiv që ka pasur Baby Reindeer. Ka qenë numër një në vende si Libani dhe Katari dhe vende ku nuk e kisha menduar kurrë se do të depërtonte. Ka pasur një ndikim ndërkulturor që shumë pak shfaqje kanë”, ka thënë Gadd pas pranimit të çmimeve.