Aktorja e njohur Winona Ryder, ka kujtuar dy lidhjet e saj të mëparshme dukë thënë se nuk e di se çfarë ishte duke menduar atëherë, ndërkohë që ka treguar se sa mirë po kalon me partnerin aktual.
“Në të 30-tat e mija, kam pasur dy lidhje romantike shumë të këqija, që kanë ndodhur para se të ekzistonte mundësia të kërkosh dikë në ‘google’. Kur e kujtoj atë kohë, mendoj me vete ‘çfarë isha duke menduar?’ po kaloja me dikë që brenda dy javësh të tregon që është në lidhje me dikë tjetër dhe pyet veten se çfarë dreqin po ndodh?”, ka thënë Ryder për Harper’s Bazaar.

Ajo ka treguar tutje se ndërkohë që ishte në depresion ka shkruar shumë, por jo kur ishte e lumtur.
“Ishte e trishtueshme. Është e qartë se isha duke u munduar të besoj më të mirën në mënyrë që të ndihesha më mirë. Por po kujdesesha ndaj gjithçkaje përveç vetes”, ka thënë tutje aktorja.
52 vjeçja ishte në lidhje romantike me aktorin e mirënjohur Johny Depp për katër vjet.
Më pas ajo filloi lidhjen me aktorin Matt Damon dhe më vonë u përfol se ishte lidhur ne Rob Lowe e Christian Slater.

Në vitin 2011 ajo u njoftua me disenjatorin, Scott Mackinley Hahn, me të cilin është në lidhje që nga atëherë.
Ryder ka thënë se po dëshirojnë të shpërngulen nga shtëpia e saj në Los Angeles, por nuk po e dinë ende se ku të shkojnë.
“Ai është shumë i mirë, me të vërtetë. Jam shumë me fat!”, ka thënë ajo.