Aktori i njohur, Will Smith, ka thënë se mezi po pret ta shohë projektin filmik të kolegut të tij, Jamie Foxx, i cili do të transmetohet në platformën “Netflix”.
56-vjeçari, i cili, në vitin 2001, ka luajtur përkrah Foxxit në filmin “Ali”, këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, ka shkruar FemaleFirst.

“Së pari urime ditëlindjen më herët se që e ke, Foxx! Ndihem i bekuar që do të bëj edhe një tjetër aventurë përreth diellit me ty. Së dyti: jam shumë i lumtur që je rikthyer për të bërë atë që DO. Mirëserdhe në shtëpi. Mezi po pres ta shoh. Të gjithë, shkoni e shihni projektin e Jamiet në Netflix, SOT”, ka shkruar Smith.
Në projektin filmik në fjalë, i cili është xhirim i stand-up komedisë së Foxxit, ku flet për eksperiencat e jetës së tij, ai ka treguar se gjakderdhja në tru i ka shkaktuar sulm, ndërkohë që ishte dukë xhiruar filmin “Back In Action”, në vitin 2023.
“Para se të mund ta merrja aspirinën, shkova. Nuk më kujtohen 20 ditë”, ka thënë komediani.
Jamie i cili u largua nga syri publik për disa muaj pas ngjarjes në fjalë, ka pranuar se ishte gati të humbte jetën në një moment të caktuar.
Aktori gjithashtu ka kujtuar se si ishte zgjuar në spital pasi i ndodhi sulmi.
“Ata më thanë se në 15 ditët e para kanë menduar se më humbën, sepse organet e mija vitale ishin jashtë funksionit”, ka shpjeguar Foxx.