Pas një darke romantike në Spanjë, çifti rikthehet “zyrtarisht” në rrjetet sociale
Reperi, Kanye West dhe arkitektja australiane, Bianca Censori, duket se po i japin edhe një shans martesës së tyre dhe këtë herë, janë “zyrtarisht” në rrjetet sociale.

Reperi i famshëm ka postuar një fotografi me Censorin pas një darke në Spanjë, duke i lënë të gjithë të pyesin se a janë sërish bashkë?

TMZ ka raportuar se çifti u fotografua të premten mbrëma në një restorant indian në Mallorca, dhe sipas dëshmitarëve, “dukej se ishin të qetë dhe të lumtur”.

Ata darkuan në Indian Fusion Cala d'Or, ku punonjësit treguan se nuk kishte asnjë shenjë tensioni mes tyre, përkundrazi, qeshnin dhe shijonin ushqimin.
Pjesëtarët e ekipit të sigurimit të Westit mbërritën 10 minuta më herët për të kërkuar një zonë VIP. Edhe pse restoranti nuk kishte një pjesë të veçuar, stafi krijoi një hapësirë të rezervuar për Westin, Biancën dhe një mik të tyre që i shoqëronte.
Në videot nga takimi, të cilat po qarkullojnë, shihet çifti duke hyrë në restorant dhe duke përshëndetur një burrë përpara se të uleshin.
Darkën e përfunduan për më pak se një orë dhe, sipas menysë online të restorantit, fatura për tre persona shkoi rreth 80 euro.