Ish- Spice Girl

Victoria Beckham: Vetëm sa kam filluar

Victoria Beckham

Victoria Beckham

Beckham sot bëhet 50 vjeçe

Ylli i mirënjohur botëror, me prejardhje britanike, Victoria Beckham teksa po përgatitet të hyjë në dekadën e saj të pestë të jetës, ka thënë se ky është vetëm fillimi për të.

Ish-këngëtarja që tani është disenjatore rrobash, e cila të mërkurën feston ditëlindjen e 50-të, ditë më parë ka reflektuar mbi pesë dekadëshin e saj.

“Teksa bëhem gati të hyj në 50 vjetorin tim, (me taka normalisht), ndihem jashtëzakonisht e bekuar që kam arritur deri këtu. E bekuar, por edhe e përmbushur dhe e kënaqur. Jo vetëm se ku qëndroj si grua, por deri ku kanë arritur brendet e mia të veshjes dhe bukurisë. Ambicia ime ka qenë që gjithmonë t’i fuqizojë gratë dhe t’i bëj të ndihen versioni më i mirë i vetes së tyre. Për mua, kjo do të thotë besim në instinktet e mija duke mos e komprometuar asnjëherë kreativitetin tim”, ka shkruar Beckahm në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë ajo ka thënë se ndihet krenare që arrin të balancojë karrierën dhe përgjegjësitë që ka si nënë.

Postimi i Victorias në Instgram

“Besoj se mund të bëhesh shumëçka. Yll muzike, nënë, bashkëshorte, disenjatore... Pasioni im gjithnjë ka qenë të kem ëndrra të mëdha e më pas të vazhdoj të ëndërroj edhe më shumë! Besoni në vete së pari e të gjithë të tjerët do të iu ndjekin. Nëse jeni me fat, do të gjeni dikë që beson në ju edhe më shumë se që besoni ju në vete. David Beckham jam gjithnjë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen e pakusht dhe për katër fëmijët tonë të bukur. Brooklin, Romeo, Cruz e Harper, ju më kompletoni mua”, ka shkruar ndër të tjera ylli duke shprehur krenarinë që ndjen për familjen dhe duke iu thënë fëmijëve se ajo dhe babi i duan fort.