Showbiz

Vdiq ylli i filmit “Scarface”

Angel Salazar

Angel Salazar

Angel Salazar, i cili ka luajtur përkrah aktori të njohur Al Pacino, në filmat “Scarface” dhe “Carlito’s Way”, ka vdekur në moshën 68 vjeçe.

VIDEO: Skena nga filmi "Scarface"

Shoqja e Salazarit, Ann Wingston, i ka thënë TMZ-së se ai ka vdekur në vikend, ndërsa ishte duke fjetur në shtëpinë e një miku në Brooklyn.

Skenë nga filmi "Scarface": Angel Salazar dhe Al Pacino

Ajo ka thënë se të dielën në mëngjes, shoku shkoi për ta shikuar Salazari në dhomë dhe e gjeti të vdekur në shtrat.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërkohë që një burim i afërt ka thënë se aktori ka vuajtur nga problemet me zemër.

Në fillim të karrierës, Salazar, ka luajtur rolin e Chi Chi-t, i cili i shpëton jetën karakterit Tony Montana, rolin e të cilit e luan aktori i njohur Al Pacino, në filmin “Scarface”.

Përveç filmit “Scarface”, Salazar, ishte i njohur edhe për punën që bëri përkrah yllit Tom Hanks në vitin 1988, në filmin “Punchline” dhe prapë përkrah Pacinos, në dramën e vitit 1993 “Carlito’s Way”.

Salazar ishte komedian i njohur, i cili u shfaq edhe në projektet televizive të mediumti HBO, si dhe në shown “Last Comic Standing”.